May 17, 2024
Maqedoni

Temperatura përvëluese, mbi 70 ndërhyrje në 24 orët e fundit

“Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një rritje e rasteve të përkeqësimeve të shëndetit të qytetarëve, kryesisht alivanosje, për shkak se kanë dalë në orët kur nuk rekomandohet. Megjithatë pavarësisht rekomandimeve të mjekëve që të mos dalin gjatë pikut të temperaturave, siç mund ta shihni në shesh ka mjaft lëvizje. Ora shënon 13:40 minuta dhe temperaturat në qendër të Shkupit shënojnë 37 gradë Celsius, ndërsa është paralajmëruar se temperature maksimale do të arrijë deri në 38 grade celsius”