May 14, 2024
Sport

E bujshme, Karlo Ançeloti kërkon Martinezin dhe Hakimin

Duke parë vështirësitë financiare për të blerë sulmuesin francez Kylian Mbappe, skuadra e Real Madrid ka ndryshuar objektiva për sa i përket sulmit. Madrilenët janë vënë në ndjekje të pasuesit të Karim Benzema dhe sipas “Mundo Deportivo”, i pari në listë është argjentinasi Lautaro Martinez, që luan me Inter.

25-vjeçari kampion bote ka një kontratë deri në vitin 2026 me zikaltërit dhe kushton rreth 80 milionë euro, një shumë më e ulët se 200 milionët që kërkon PSZH për Mbapen. Mësohet se trajneri Karlo Ançeloti ia ka bërë të qartë klubit se Lautaro Martinez është i përshtatshëm për lojën e tij.

Bashkë me argjentinasin, kërkesa e dytë është mesfushori 25-vjeçar maroken Ashraf Hakimi, që luan me PSZH. Edhe ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me parizienët dhe kushton rreth 70 milionë euro. Pra, Real Madrid synon që me 130-150 milionë euro të bëjë dy blerje të rëndësishme, që kompletojnë mesfushën e sulmin.

Ançeloti këmbëngulm më së shumti për Lautaro Martinez, një lojtar që e njeh mirë portën dhe është i aftë të driblojë. Ndërkohë që edhe vetë argjentinasi është shprehur gati për këtë lëvizje. Trajneri italian beson se ata të dy do t’i japin një kualitet tjetër skuadrës, që ka nisur rinovimin e saj, duke synuar sërish majat e futbollit spanjoll dhe atij europian.