May 3, 2024
Sport

Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës, Shkupi dhe Voska mësojnë kundërshtarët

Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për çiftet e 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë.

Mbrojtësit e trofeut, Makedonija Gj.P do të përballet në shtëpi me ekipin e Sileksit.

Rabotniçki do ta pret Shkupin në derbin e kryeqytetit. Brera Strumica do të luaj në transfertë në Kavadar kundër Tikveshit.

Bregallnica në Shtip do të pret ekipin e Voska Sport.

Ndeshjet janë caktuar për datën 8 nëntor në orën 13:00.