April 29, 2024
Maqedoni

Vizitë në Trebosh, fshatin e fermerëve të suksesshëm dhe banorëve bujarë

Nga vizita në Trebosh, te njerëzit e mrekullueshëm të familjes së z. Idriz Kadriu.

Bashkë me deputeten Ilire Dauti, mikun tonë Flakron Bexheti, zv.drejtorin e AUV-së Denis Alitin, e kaluam pasditen të mbuluar nga bujaria dhe mikpritja e nikoqirëve.

Vizituam fermën e zotit Idriz dhe punishten e tyre të drurit.
Suksesi nuk është rastësi. Përkushtimi i tyre përkthehej në një punë frytdhënëse.

Takuam fermerë të tjerë të atij rrethi. Biseduam rreth mundësive që ofrojnë programet tona për mbështetje të zhvillimit rural. Dëgjova preokupimet e tyre, vërejtjet e sugjerimet. Si kudo, kanalet për ujitje mbeten në krye të listave të kërkesave të vendbanimeve të kësaj ane.
Është prioritet i punës sonë të ndërhyjmë për t’ua lehtësuar angazhimin dhe për ta rritur prodhimtarinë.

#MeFermerët
#NgaLikovaNëStrugë

(Vjollcë Berisha, Zv/ministre e bujqësisë)