May 2, 2024
Kolumna

Dy tragjedi të mëdha kombëtare shumë ngjashmëri

Ejup Berisha

Dita e tre dhjetorit të javës së shkuar të këtij viti ka shumë ngjashmëri me ngjarjen e vitit 1993, atë të rrëzimit të aeroplanit në qytetin e Ohrit, ngjarje tragjike si pasojë e të cilës jetët e tyre i humbën 115 persona atëkohe. Në mesin e viktimave ishte edhe i ati im tepër i dashur dhe shumë i shtrenjtë Isufi i cili bashk me 114 bashkudhëtarët e avionit të Kompanisë ajrore Avioimpeks që më 20 nëntor po fluturonte në relacionin Gjenevë-Shkup në rrethana deri tani jo vetëmse të panjojura por edhe të pasqaruara kurrë është përplasur me majën e malit Trojan. Këto dy ditë fatkeqësisht i kanë të përbashkëta mërzinë, trishtimin,zymtësinë gjithashtu ato të përbashkëta i kanë edhe faktet se nga sytë e njerëzve lotët dilnin rrëke dhe rrrëshqitnin nëpër faqet e fityrave të tyre të pikëlluara dhe tepër të mërzitura vetvetiu. Pra pikëllimi dhe mërzia ishin prezente te të gjithë njerëzit për faktin se në këto dy ngjarje të trishtueshme dhe të kobshme jetët e tyre i kanë humbur 160 njerëz gati të gjithë shqiptarë të pafajshëm. Lotët pra dalinin nga dhembshmëria dhe mërzia për viktimat e dy tragjedive të asaj në Ohër në të cilën para 28 viteve jetët e tyre i humbën duke u djegur dhe duke u bërë shkrumb e hi mbi njëqind njerëz dhe të tragjedisë së muajit të kaluar në Bullgari ku gjithashtu në mënyrë shumë të dhunshme jetët e tyre i humbën dyzet e pesë shqiptarë prej të cilëve 12 ishin fëmijë. O Zot mos e sprovo askend kurrë më me kaq dhembje dhe mërzi të padurueshme siç na sprovove neve familjarëve të viktimave të dy tragjedive të lartpërmendura .Më datat 20-30 nëntor të vitit 1993 dhe më datë 23 nëntorë dhe 03 dhjetor të këtij viti gjithçka qau për viktimat e dy tragjedive të tmerrshme, kështu pra qanë njerëzit, qanë drunjtë,qanë zogjët, qau siq u duk edhe qielli, po si të mos qanin kur për një qast nga kjo jetë janë zhdukur kaq shumë njerëz. Perendi sa keq është të shohesh aq shumë mërzi, zymtësi dhe trishtim në Shkup me 45 kufoma për një ditë dhe para 28 vitesh ishteshumë keq të shiheshin në Ohër 115 kufoma për një ditë të vetme. Edhe njëher pra Zot i madhëruar të lutem lësho meshire dhe durim në mesin tonë. Mos paqim më kurrë ngjarje të tilla më te ne, me këtë lutje pra unë po i bashkangjitem lutjeve dhe dëshirave të njrëzve pas tragjedisë së 20 nëntorit të vitit 1993 në Ohër dhe të kësaj të 23 nëntorit të këtij viti që ndodhi në Bullgari.