Më datë 03.02.2026, në ora 18:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se nga një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë.

“Në ora 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova. Ata janë denoncuar nga I.T. se në periudhën prej orës 18:00 deri në 19:00 në rrugën “Ilinden”, pas një debati paraprak për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

sqShqip