May 15, 2024
Maqedoni

Dy shkupjanë dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 18 vjeçe

MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj 2 shkupjanëve pasi të njëjtit dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 18 vjeçe.

“SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër S.S.(22) dhe D.D. (23), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm seksual dhe dhunim”. Më datë 09.10.2021, të raportuarit kanë përdhunuar një vajzë 18-vjeçare”, thonë nga MPB.