April 29, 2024
Maqedoni

Lider: Kastriot Rexhepi gjendet në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël

Radio Lideri.mk shkruan se siç mësojnë nga burime të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare deputei Kastriot Rexhepi i Lëvizjes BESA ndodhet në ambientete selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël në Tetovë, përcjell in7

Nga sa dimë ai është transferuar nga shtëpia e tij në partinë e Ali Ahmetit dhe ndodhet atje.
Në 24 orët e fundit deputeti Kastriot Rexhepi dhe familja e tij ndodhen në ambientet e selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, Radio Lider mëson nga burime në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Ndonëse ai është shfaqur me videomesazh, pa asnjë sfond dhe persona të tjerë rreth tij, ende nuk dihet nëse këtë transferim e ka bërë vullnetarisht apo me detyrim.