May 16, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë hafizi i shquar nga rrethina e Shkupit

Mesazh Ngushëllimi
Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndërimin jetë të Hafizit Rauf ef.Ameti

Hafiz Raufi, jetoi dhe veproi në f.Nigishtan, gjatë jetës së tij mbi 40 vite shërbeu si imam, mualim dhe hatib në xhaminë e fshatit Nigishtan.

Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Myftinisë së BFI – Shkup.

Familja e tij humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa f.Nigishtan hafizin e tyre të përkushtuar, që i shërbeu xhematit dhe xhamisë gjatë gjithë jetës së tij.

I lutem Allahut Fuqiplotë që për kontributin e tij ta shpërblejë me Xhenet!

Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit