Dje në orën 14:30 në SPB Shkup, një 24-vjeçar dhe një 20-vjeçar, të dy nga rajoni i Shkupit, kanë denoncuar se janë mashtruar nga H.D. për një shumë prej 923.000 denarësh dhe 1.390.000 denarësh, gjithsej mbi 2.3 milionë denarë, ose rreth 40 mijë euro, transmeton portali Lideri.mk.
Sipas denoncimit, H.D. i ka bindur ata të investojnë para në kriptovaluta. Paratë i kanë paguar në një exchange (zyre shkëmbimi), pas së cilës u janë dërguar njoftime përmes e-mail-it se paratë janë paguar.
Pasi kanë vendosur t’i tërheqin paratë dhe fitimin, 24-vjeçarit i është thënë se nuk mund ta bëjë këtë pa pëlqimin e H.D., ndërsa 20-vjeçarit se e-mail-et kanë qenë të rreme, me ç’rast që të dy e kanë kuptuar se janë mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri.mk

