May 7, 2024
Maqedoni

Drejtori i një institucioni arsimor u ka dërguar SMS porosi të punësuarve për “pjesëmarrje të detyrueshme” në tubim të BDI-së (FOTO)

SMS porosi për pjesëmarrje të obligueshme në tubimin parazgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim janë dërguar nga një udhëheqës në institucion arsimor deri tek të punësuarit, me mbishkrimin se “prezenca është e detyrueshme”. Ky denoncim ka ardhur në adresë të ekipit Monitorues të Civilit nga një e punësuar në këtë institucion, e cila ka dashur të jetë anonime, për shkak pasojave të mundshme në punë.
Personi thotë se të kërkohen pjesëmarrje të detyrueshme nuk është në rregull, ndërsa deri te ekipi i Civilit është dorëzuar edhe prova për komunikimin me SMS me udhëheqësin e institucionit arsimor.
SMS porosi të tillë u është dërguar edhe të punësuarve tjerë në institucionin ndërsa nën presion të madh kanë qenë ata që nuk kanë vendime, dhe të cilët është dashur të dëshmojnë veten për të mbajtur vendin e punës, ka thënë për CIVIL personi që e ka denoncuar rastin.
Sipas ekipit juridik të CIVIL, presioni i tillë për prezencë në tubim ose çfarëdo aktiviteti tjetër të fushatës zgjedhore, mund të cilësohet nën veprën penale “Detyrim” në përputhje me nenin 139 nga Kodi penal ku thuhet:
“Ai që me forcë ose me kërcënim serioz do të detyrojë dikë tjetër të bëj ose mos bëj asgjë, do të dënohet me dënim me para ose 1 vit burg. Nëse veprën e bën person zyrtar, do të dënohet në kohëzgjatje prej 6 muaj deri në 5 vite burg”.
Nga CIVIL thonë se do të ndjekin këtë rast me shumë vëmendje, do të komunikojmë me të gjitha palët e përfshira dhe institucionet dhe për këtë do t’i informojnë qytetarët dhe opinionin.