May 15, 2024
Maqedoni

Albin Kurti përsëri nën besimin e togerit shqiptar në “Prespa Forum” në Strugë

16 qershor-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë është parë nën kujdesin e togerit shqiptar në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Prespa Forum që u mbajt në Strugë, shkruan Open-TV.
Mësohet që emri i togerit shqiptar është Lulzim Shabani nga Kumanova, profesionist i shquar në Ministrinë Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kurti nën besimin e togerit Shabani ishte edhe gjatë takimit të mbajtur në Ohër më 17 mars të këtij viti. (Open-TV)