May 20, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, Fronti Europian në Vrapçisht

Fronti Europian në tubimin me banorët e Komunës së Vrapçishtit, kërkoi mbështetje për kandidatin për president, Bujar Osmani dhe zgjdhjet parlamentare të 8 majit. Ata para të pranishmive thanë se vendit i duhet integrim në Bashkimin Europian dhe jo izolimi që po i kërcënohet. Kandidati për president, Bujar Osmani thekoi se, që të rrumbullaksojmë një jetë të dinjitetshme për të gjithë na duhet edhe shumë pak punë që vendi të antarsohet në BE ku vendi ynë do të bëhet ëndërr për të jetuar për çdo qytetarë të Europës.

Kanë mbetur edhe pak ditë për ti dhënë kahjen kësaj të ardhme dhe për ti thënë jo izolimit që si alternativë po na ofrohet, tha Osmani. Në këto zgjedhje kemi edhe alternativë nacinaliste hakmarrëse që kërkojnë 61 deputet, që ti përjashtojnë nacionalitetet tjera nga vendimmarrja. Ata kanë për qëlim ti kthejnë dominimet etnike të para 20 viteve dhe izolimin që e vuajtëm për 20 vjet për çështjen e emrit, ndërsa na ofrohet edhe një izolim tjetër 20 vjeçarë përshkak të kontestit me Bullgarinë. Vota e secilit është shumë e vlevshme, prandaj porositi ta shfrytëzojnë atë dhe të dalin në votime.

“Mbështetje e juaj e fuqishme që tia ndalim hovin këti nacionalizmi që do të na bllokojë nga Bota. Ti bëjmë ndryshimet Kushtetuese këtë vit, ti hapim kapitujt këtë vit, ti mbyllim kapitujt deri në vitin 2028 dhe ta bëjmë vendin antarë të BE-së.”, tha kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani.

Kryetari i Bashkimit demokratik për integrim, Ali Ahmeti, ftoi popullin të mobilizohen dhe organizohen për fitore bindëse për përfaqësim dhe për organizim edhe më të madh dhe më të mirë të të gjitha institucioneve. Në kuadër të Frontit ka cilësi dhe njerëz të profileve të ndryshme që do të jenë në dobi të popullatës u shpreh Ahmeti para banorëve të Vrapçishtit.

“Ju lus të gjithë ju, familjet e juaja të solidarizohemi dhe me 24 prill të votojmë Bujar Osmanin, si më të merituarin dhe më e merituara kandidaturë.”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para të pranishmive tha se e kemi në dorën tonë verdiktin për të ardhmen që na pret.24 prilli është dita kur do të vendosim për izolim dhe stagnim apo antarsim në BE.

“Ne do të bëjmë zgjedhjen, do të jemi shumë shpejtë pjesë e BE-së, apo me votën tonë do të bëjmë që vendi të stagnojë, të izolohet dhe me këtë të lejojë influencën e Rusisë këtu në Maqedoninë e Veriut.”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

E kemi në dorë fatin dhe të ardhmen e brezave që vinë, prandaj me vendimin për fuqizimin e Frontit Europian ju do tu ndërtoni një mur atyre që duan të na izolonë nga bota në kushte kur bota është në periudhën e sajë më të vështirë dhe asnjëherë më afër Luftës së tretë botërore u tha në tubimin në Vrapçisht.

Fronti Evropian gjatë ditës së djeshme aktivitetet parazgjedhore i ka përqendruar edhe në Komunën e Sarajit, ku ka marr pjesë edhe kandidati presidencial Buajr Osmani, kandidatët për deputet të njësisë së parë zgjedhore si dhe liderët e partive të këtij koalicioni. Me këtë rast kandidati për president Bujar Osmani tha se këtyre ditëve ka bashkë biseduar me qytetarët me çrast ka dëgjuar shumë sfida personale dhe familjare dhe tërë ato histori ai tha se janë bërë pjesë e misionit të tij. Sa i përket kronologjisë së politikave të ndjekura në 20 vitet e kaluara Osmani tha se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, gjithçka ka qenë e planifikuar me kohë dhe është realizuar atëherë kur i ka ardhur koha. Projekti i parë ka qenë ndarja territoriale që ishte edhe themeli i barazisë tha më tej Osmani, për të vazhduar me kryeparlamentarin e parë, kryemisnirtrin e parë, për të ardhur tani deri te misioni i rradhës për presidentin shqiptar. Sipas Osmanit betejë pas beteje tanimë është institucionalizuar dinjiteti i popullit tonë./TVM2