April 29, 2024
Maqedoni

Drejtori i Aleancës filloi mandatin me varg Kuranor: “Suksesi im varet vetëm nga Allahu“

“Unë nuk jam më i miri prej jush. Nëse e mbaj rrugën e drejtë, më ndiqni, e në qoftë se devijoj nga rruga më përmirësoni”, shkruaj drejtori i ri i Hekurudhave, Zuli Demiri

Zuli Demiri nga radhët e ASH-së është drejtor i ri në Sh.A. “Hekurudha – Transport”, ku edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën nga drejtori i mëparshëm, z.Majan Veseli, shkruan Lideri.mk.

Me këtë rast ai ka bë një postim në Facebook, të cilin në vazhdim ua sjellim të plotë:

….”Suksesi im varet vetëm nga Allahu….” (Hud, 88).

Nder, privilegj dhe përgjegjësi.

Të nderuar qytetarë,
Sot, pranova detyrën e Drejtorit në Sh.A. “Hekurudha – Transport”, nga drejtori i mëparshëm, z.Majan Veseli.

Në takim falënderova drejtorin për kontributin e deritanishëm.
Gjithashtu, Faleminderit nga Zemra, për të gjithë ata që besuan e më dhanë mbështetje në detyrën dhe sfidën e re, për të cilën jam i vetëdijshëm për barën e përgjegjësisë që ka kjo pozitë, Këtë detyrë do ta kryej me nder dhe përkushtimin tim duke punuar në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Së bashku me ekipin tim, do të angazhohemi për të bërë punë sa më të mira, që padyshim i meritojnë gjithë qytetarët e vendit.

Unë nuk jam më i miri prej jush. Nëse e mbaj rrugën e drejtë, më ndiqni, e në qoftë se devijoj nga rruga më përmirësoni.

Me nderime,
Zuli Demiri