Maqedoni

Arrestohet kosovari në Shkup, ja kë e sulmoi në Çair!

Dje pasdite në ora 17:50 në zonën e Bit Pazarit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Bit Pazarit kanë ndaluar B.Sh.(31) nga Kosova. Ai akuzohet për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me sjellje agresive ndaj E.B. (35) nga Struga, me banim në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ketë parashtresë përkatëse, njoftoi MPB.