May 15, 2024
Maqedoni

Glauk Konjufca përgjigjet rreth idesë për Asociacion Komunash në Maqedoni

I pyetur për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe lidhjen eventuale të tij me krijimin e një asociacioni të komunave shqiptare në Maqedoni, kryeparlamentri i Kosovës, Glauk Konjufca u përgjigj decid se kjo është çëshjte e institucioneve dhe politikës në Maqedoni, përcjell Klan Macedonia.

“Ne jemi kundër zgjidhjeve territoriale etnike në Ballkan dhe kemi qenë kundër atij projekti të vitit 2017 për shkëmbiimin e territoreve në vija etnike. Ne nuk mendojmë se kjo është zgjedhje evropiane. Kosova është kundër një zgjidhjeje të tillë. Jemi që Republika e Kosovës të jetë shtet unitar, ta ketë unitetin e vet institucional dhe të refuzojë zgjidhje që kanë karakter të autonomive etnike në Ballkan. Sa i përket këtu, forcat politike se si pozicionohen ato në shtetin ku jetojnë, iu takon atyre që ta shpjegojnë. Aty Republika e Kosovës nuk përzihet dhe është çështje autonome e tyre”, tha Glauk Konjufca.

Këto komente Konjufca i bëri para fillimit të manifestimit për 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, që po zhvillohet në Tetovë, nën kujdesin e kreut të kësaj komune, Bilall Kasami./KlanMacedonia