Në hapësirat e Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup u promovua libri i parë shkencor i koleges sonë të nderuar, Dr. Jetmire Aliu, me titull “Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e studiuesve gjermanë”.

Ky botim përbën një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj akademik dhe një kontribut në studimet albanologjike.

Në promovim, me fjalë rasti u drejtuan dekani i Fakultetit Filologjik, Dr. Vlladimir Martinovski, dhe shefja e Katedrës së Albanologjisë, Dr. Mirushe Hoxha. Për librin folën edhe recensentët:

▪️ Dr. Ajtene Qamili Hajdari
▪️ Dr. Berton Sulejmani
▪️ Dr. Arbër Çeliku

" "

Në përmbyllje të promovimit, të pranishmëve iu drejtua edhe autorja, Dr. Jetmire Aliu, me disa fjalë për veprën e saj të parë shkencore.

Për kolektivin e shkollës sonë, kjo arritje është burim gëzimi dhe krenarie. E përgëzojmë përzemërsisht kolegen tonë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në veprimtarinë shkencore dhe arsimore! 💐

ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup

📖 BIOGRAFIA E AUTORES

Dr. Jetmire Aliu ka lindur më 21 qershor 1988 në Kërçovë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm.

Studimet në gjuhë dhe letërsi shqipe, në drejtimin e Albanologjisë, i përfundoi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 2010, me rezultate të shkëlqyera. Në të njëjtin universitet përfundoi edhe studimet e magjistraturës në vitin 2013.

Në vitin 2024 doktoroi në fushën e gjuhësisë krahasuese në Universitetin e Tetovës, me temën “Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e albanologëve gjermanë”.

Nga viti 2011 është profesoreshë e gjuhës shqipe në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Gjatë viteve 2013–2017 ka qenë e angazhuar edhe si lektore e gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës.

Ka publikuar një sërë punimesh shkencore ndërkombëtare nga fusha e gjuhësisë. “Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e studiuesve gjermanë” është libri i saj i parë shkencor.

sqShqip