May 23, 2024
Maqedoni

Dr. Ilir Hasani dhe Dr. Nexhati Jakupi shkruajnë historinë, për herë të parë bëjnë trajtimin e kurrizit torakal

Doktori Ilir Hasani nga Qendra Emergjente në “Nënë Tereza” dhe Nexhat Jakupi nga Klinika e kirurgjisë torakale kanë bashkuar forcat dhe sot kanë hapur një faqe të re në historinë e kirurgjisë torakale, transmeton TV21.

Që të dy, i janë qasur intervenimit në kurrizin torakal me mënyrë minimale invasive me torakoskop, gjë e cila po ndodh për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

“Anterior Thoracoscopic (VATS) Spine Surgery.

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, i qasemi kurrizit torakal në menyrë minimal invazive me torakoskop. Së bashku me Nexhati Jakupin, nga Klinika për kirurgji Torakale dhe Vaskulare hapim një faqe të re në historinë e Kirurgjisë Spinale në vendin tonë!