Sejdiu: E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria

Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është deklaruar rreth shumicës së re parlamentare përmes rrjeteve sociale, përcjell TV21. Sejdiu thotë se do ta rrëzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim nga Qeveria.

“E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria”, shkruan Sejdiu.

Ndryshe, vendimi i KSHZ-së për të pranuar kërkesën e BDI-së për rivotim në vendvotimin 2107 në Zhelinë ka vënë në pikëpyetje shumicën parlamentare, derisa Lëvizja Besa shqyrton mundësinë për ta lëshuar shumicën parlamentare.