May 7, 2024
Maqedoni

LIDER: Njëri nga të arrestuarit është shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të kryeministrit

Në aksionin e sotëm antidrogë ku u arrestua një oficer i lartë policie, mediat maqedonase po shkruajne se njëri nga të arrestuarit është edhe shoferi i kushëririt të kryeministrit Zaev, Trajçe Zaev.
Bëhet fjalë për Aleksandar Ushilkovski, shkruan LIDER, përcjell in7.

Portali në fjalë ngre dyshime se nëse ky informacion del të jetë i vërtetë, atëherë mos vallë në skenë paraqiten larje hesapesh mes Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit. Ky aksion, sipas mediave maqedonse vjen në kohën ku Spasovski gjendet para një skandali të madh me pasaportat false për kriminele të të njohur nga jashtë Maqedonisë. Kjo aferë u quajt “Mafia”.

Paraprakisht, gjithashtu në mediat maqedonase u dha lajmi se edhe zyrtari policor nga Prilepi, që u arrestua në aksionin e sotëm, ka qënë në fakt njeri i afërt i Zaevit dhe Spasovskit./in7.tv/