May 2, 2024
Kosovë

Dr. Afërdita Selmanaj, Interniste-Kardiologe me shpirtin human e me zemërgjerësi pafund

Te shkruash per Dr.Aferdita Selmanaj, Internisten-Kardiologen me shpirtin me human e me zemergjeresi te pafund, perveq profesioniste, eshte pak, shume pak, krahasuar me te gjitha vlerat qe posedon kjo grua mantelbardhe
Peja shquhet per gra profesioniste ne sfera te ndryshme, edhe me gra kampione, qe kane cilesi, thjeshtesi e kontribute te jashtezakonshme ne shume situata e histori te ndryshme, edhe pse te shquara me thjeshtesin e tyre te heshtur e pa publicitet per vetveten
Profesioniste e jashtezakonshme, diagnostifikuese e rralle, me nje fjale e gjithanshme

Betimi i Hipokratit eshte i lehte per tu betuar, por i veshtire per tu respektuar, sepse ka kritere, ka ndjeshmeri, duhet force e besim
Doktoresha Aferdite eshte gruaja qe te kushton vemendje, te degjon fjalen e tingujt e zemres, degjon tik taket tua, merr fryme bashke me ty qe je shtrire para saj, bashkendjen me ty, edhe kur ty te ze paniku, e nuk deshiron ta pranosh diagnozen, ne disa raste e perjetojme me te qara, me shume Pse-ha, me shume dyshime, pasiguri, frike, pagjumesi, stres, lodhje etj
Diagnostifikimi eshte diçka qe ne veshtire e pranojme, nuk na pelqen

Dr.Aferdita eshte me ty edhe kur ngadaleson e shpejteson pulsi, edhe kur nga goja yte nuk del ze as fjale, edhe kur je e shtangur e plote frike, Dr.Aferdita eshte aty, aty me zemren tende, me ty, pa u largu per asnje çast
Sa e vlefshme eshte jeta yte prane saj, te ngrit, te madheshton, te jep force e kurajo se menaxhimi i ushqimit e terapise eshte ne doren tende, se ti je grua ose burre i forte, se ti mundesh dhe ja del, se ti duhet ta rrespektosh veten e shume keshilla tjera
Dr.Aferdita ka nje energji pozitive shume te theksuar qe te ben per vete, flet me zemren tende, lufton per ty, lufton, lufton, ne shume situata me shume se sa ti per vehten tende, sepse je e lodhur, e rraskapitur e frikesuar
Shendeti i pacienteve per Dr.Aferdita eshte gjithçka dhe para se gjithash, nuk njeh kohe, nuk shiqon oren, me aparaturen e saj, me ty e per ty

Gezohet, i buzeqesh fytyra kur te nxjerr nga situatat sekondare kur zemra rrah forte, ose ngadaleson forte
Vertete Peja ka shume gra profesioniste, por Dr.Aferdita eshte shume e veqante
Ata qe e njohin per here te pare, edhe mund te kene dyshime nga frika e diagnozes, por menjehere misherohen me te, behen miq te ngushte, miq te zemres e per zemer, qajne bashke, qeshin bashke, pastaj te gjitha betejat i bejne bashke
Dr.Aferdita jo kot eshte e tille, e ka te trasheguar ndershmerine, edukimin, atdhedashurine, patriotizmin miresin, vlerat njerezore e humane nga dy prinder te mrekullueshem, e nga te paret e fisit e familjes, shume te nderuar e te rrespektuar nga te gjithe
Jane familje doktoresh e profesionistesh si ajo, vellau Dr.Luani, motrat mantelbardhja Lulja, Dr.Lumnija, nusja e vellaut Dr.Ardita
Vlera e edukates nuk ka t’pagum
Vlera e miresise nuk ka t’pagum
Vlera e ndershmerise nuk ka t’pagum
Vlera e profesionistit/es nuk ka t’pagum
Vlera e ndergjegjes njerezore nuk ka t’pagum
Njerezit me vlera nuk blehen as nuk shiten
Ata punojne gjithe jetes, nuk behen milionere, por lene gjurme gjithmone
Per njerezit, per grate si Dr.Aferdita duhet shkruar e botuar libra qe mbesin thesar i historise
Le ti percjellim tek femijet dhe tek e ardhmja njerezit human e te vlerave
Lum Peja Kosova e shqiptaria qe e kemi Dr.Aferdita
Zemra ime sot rrah, funksionon fal keshillave udhezimeve dhe profesionizmit tend./Mevlyde Idrizi