May 17, 2024
Maqedoni

Maqedoni, dy drejtorë të shkollave rrahen mes vete në diskotekë, video është publikuar në Facebook

Drejtorët e dy shkollave fillore janë përleshur fizikisht para një lokali nate në qendër të qytetit.

Rasti ka ndodhur në Kavadar, transmeton Lideri.mk.

Video është publikuar në Facebook, por më vonë është larguar.

Prindërit e fëmijëve thonë se janë tmerruar nga ngjarja.

Rasti ka ndodhur në Kavadar, transmeton Lideri.mk.

“Ne si prindër jemi të tmerruar nga kjo lloj sjelljeje në një disko ku dalin fëmijët tanë dhe kërkojmë që të jepet përgjegjësi dhe të dorëhiqen për shkaqe morale. Kryetari dhe qyteti të marrin masa për këtë qëndrim jo të duhur nga drejtorët e shkollave fillore”, kanë thënë prindërit përmes grupit në Facebook “Realno Kavadarci”.

SPB Veles ka dalë me informacion zyrtar pas videos së reahjes mes dy drejtorëve të shkollave, të publikuar në rrjetet sociale, transmeton Lideri.mk.

-Mbrëmë rreth orës 01.15, zyrtarët policorë të stacionit policor të Kavadarit kanë ndaluar S.P.(54) dhe G.G.(39), të dy nga Kavadari, pasi kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike para një lokali në Kavadar dhe janë sjellë në mënyrë agresive ndaj sigurimit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, sqaroi Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.

Kryetari i komunës Kavadar, Mitko Jançev, ka thënë se të hënën do të shkarkojë dy drejtoret nga detyra./Lideri