April 27, 2024
Maqedoni

Donika Gërvalla ia “plasë” në fytyrë Bujar Osmanit: Iniciativa “Ballkani i Hapur” është e rrezikshme!

Mini shengenin ballkanik ose i ashtuquajturi “Ballkan i hapur” si iniciativë për bashkëpunim rajonal, Kosova e konsideron si iniciativë të rrezikshme. Kështu ka deklaraur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë vizitës së saj në Shkup, në takimin me Bujar Osmanin, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, një nga tre vendet themeluese të “Minishengenit Ballkanik”.

Ajo tha se kjo iniciativë rrezikon qëllimin e përbashkët të vendeve nga rajoni, respektivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Pa i mohuar të drejtën asnjë shteti të pavarur dhe sovran të marr vendimet e tij se në cilën iniciativë të merr pjesë, se me kënd dëshiron të krijojë koalicione të vogla apo të mëdha, si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-shenhgenit, që nga dita e djeshme Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme. Sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës tonë të përbashkët si rajon drejt BE-së”, deklaroi Gërvalla.