May 16, 2024
Kosovë

Djali i heroit Afrim Bunjaku pranë presidentes Osmani mban me krenari kapelën e Policisë së Kosovës

Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.

Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë./Vjosa Osmani
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid07iTt6cBKSU6Rni54bfMFsief6uc95tjeHwo7yacGv29tnuHEKkL5px5B8gfYVeWwl&id=100044236458899