April 26, 2024
Kosovë

Shumë kritika për planin qeverisës të Kurti 2

Albin Kurti synon që të zhduk varfërinë ekstreme në mandatin katërvjeçar.

Nga ky plan i Albin Kurtit, mund të përfitojnë rreth 100 mijë banorë, apo 5% e popullsisë kosovare që jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 1 euro në ditë, njofton Klan Kosova.

Kjo do bëhet, duke hapur vende pune, përmirësuar skemat sociale, e duke e rritur pagën minimale në 250 euro.

Por për këtë janë skeptik në AAK.

Deputeti Pal Lekaj thotë se Plani Qeverisës mbushet me teori të pa zbatueshme e me demagogji buxhetore.

E nga PDK dhe LDK ende nuk kanë dhënë ndonjë koment për përmbajtjen e Planit.

Ndërkohë, në planin qeverisës, në parim social, parashihet që i gjithë vendi të përfshihet në ujë të pijshëm, si dhe do të ketë shtesa për fëmijët, për të cilët planifikohet të bëhen 160 çerdhe, që janë të nevojshme, por vështirë të realizueshme sipas Komunave.

E me kërkesë të AKK-së, në plan u fut edhe Granti i Katër, që sipas Sazan Ibrahimit, me të njëjtin do mundësohet shpërndarja e barbarët e investimeve kapitale nëpër komuna.

Po ashtu planifikohet edhe rigjallërimi i gjigantit metalurgjik Trepçës.

Por, ekonomisti Remzi Ismajli thotë që AKP nuk bënë të shuhet për t’u bërë Fondi Sovran.

Shuarja e AKP-së, ishte premtim i kahershëm i Kurtit, i cili parasheh edhe kanalizimin e kapitalit të mërgatës, për të krijuar vende pune.