May 1, 2024
Maqedoni

Profesori nga Tetova: Ç’farë halli ka Rama që po bëhet më ‘francuz’ se francezët me Kosovën?

Në kohën kur BE dhe NATO kanë filluar ta kuptojnë fajin e Serbisë për problemet ne veriun e Kosovës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama habiti opinionin kur në pres konferencën e përbashkët me presidentin francez Emanuel Makron akuzoi Kosovën se po bie në “kurthin” e saj.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ja ka bërë vetës, por s’ka qenë kurrë më mirë do të ishte dramatike që të humbiste liberalizimin e vizave”, ka thënë Rama.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe profesori universitar nga Maqedonia e Veriut, Arsim Sinani.

“Ky Rama çfarë halli ka? Po bëhet më francuz, se francezët, në raport me Kosovën”, ka shkruar Sinani në Facebook .