Zjarri që shpërtheu gjatë natës në lagjen Shuto Orizare ka nisur rreth orës 03:20, ndërsa janë përfshirë nga flakët mbi 20 dyqane, të gjitha në pronësi të një personi. Nga MPB-ja për Telma bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.
“Sot (11.09.2026), rreth orës 03:20, në SPB Shkup është raportuar se në një qendër tregtare në territorin e Shuto Orizares janë përfshirë nga zjarri mbi 20 dyqane me tekstil dhe mallra të tjera, në pronësi të S.S., të cilat i kishte dhënë me qira. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri – Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Do të kryhet këqyrje në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

