Shkruan:Ejup Berisha

Çdo shtet evropian që i respekton vlerat e Bashkimit Evropian mund të aplikojë për anëtarësim në BE. Procesi i anëtarësimit fillon kur vendet anëtare të BE-së i japin një shteti statusin e kandidatit, pas konsultimeve me Komisionin Evropian.

Më tej, vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së, përveç që duhet t’i respektojnë vlerat evropiane, ato duhet të përmbushin edhe disa kritere që të bëhen pjesë përfundimtare e BE-së.

Cilat nga këto kritere janë më të rëndësishme?

" "

Ato janë kriteret e Kopenhagës (1993), sipas tyre një shtet duhet ti përmbushë tre kritere bazë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian ato janë:

-Kriteri politik: Demokraci funksionale, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e pakicave.

-Kriteri ekonomik: Ekonomi tregu funksionale dhe aftësi për të përballuar konkurrencën në tregun e BE-së. dhe

-Kriteri juridik: Aftësia për të pranuar dhe zbatuar legjislacionin, standardet dhe obligimet e BE-së (acquis communautaire)

Pas përmbushjes së këtyre kritereve nuk mund të ketë anëtarësi në BE.

Anëtarësimi në BE kërkon, zbatim të reformave punë në procesin e demokratizimit dhe përparim në ekonomi

Për vendet që synojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian, është i nevojshëm angazhim dhe punë për bërjen e reformave, në demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik. Këto nuk janë vetëm qëllime politike, por detyrime konkrete që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të integrimit. BE kërkon që një vend kandidat të mos i përmbushë kriteret e anëtarësimit vetëm në letër, por t’i zbatojë ato edhe në praktikë, në institucionet dhe në jetën e përditshme të vendit.

Kriteret dhe detyrat kryesore për vendet kandidate janë:

– Demokracia dhe institucionet demokratike – zgjedhje të lira dhe të ndershme, pluralizëm politik, ndarje e pushteteve dhe funksionim demokratik i institucioneve.

– Sundimi i së drejtës – pavarësia e gjyqësorit, drejtësi efektive, luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

– Reforma e administratës publike – administratë profesionale, transparente, efikase dhe e depolitizuar.

-Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore – mbrojtja e lirive individuale, lirisë së shprehjes, mediave dhe të drejtave të pakicave.

-Ekonomia funksionale e tregut – konkurrencë e drejtë, stabilitet ekonomik, klimë e favorshme për investime dhe aftësi për t’u përballur me konkurrencën në tregun evropian.

-Përafrimi me legjislacionin e BE-së – harmonizimi i ligjeve, standardeve dhe politikave kombëtare me të drejtën evropiane (acquis communautaire).

-Politika e jashtme dhe siguria – përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE-së, përfshirë qëndrimet dhe sanksionet e saj.

Cilat kritere janë më të rëndësishmet?

Në metodologjinë e zgjerimit të BE-së, një rëndësi të veçantë kanë të ashtuquajturat themelet e procesit të anëtarësimit (Fundamentals First):

-Sundimi i ligjit dhe pavarësia e drejtësisë.

-Lufta kundër korrupsionit.

-Funksionimi i institucioneve demokratike.

-Reforma e administrates publike.

-Të drejtat themelore dhe mbrojtja e minoriteteve.

-Menaxhimi ekonomik dhe konkurrenca.

Këto fusha kërkojnë rezultate të qëndrueshme dhe jo vetëm miratim të ligjeve, pra anëtarësimi në BE nuk është thjesht proces i përafrimit të ligjeve, ky gjithashtu është proces i transformimit të shtetit, nga një sistem që duhet të reformohet në një demokraci funksionale.

sqShqip