April 26, 2024
Shqipëri

DETAJE të masakrës/ Ishin miq por u vranë për një shezlong, i riu erdhi nga Anglia për të investuar

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me masakrën me 4 të vdekur në Velipojë pas një sherri të nisur për shezlongët në plazh.

I ati i Edmond dhe Xhovani Gocaj, të dy të mbetur të vdekur, ka thënë se familjarisht ishin miq me familjen Ferracaku.

Sipas tij sherri nisi se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.

“Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Djersa e tij është.

Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, deklaron ai.