May 18, 2024
Kolumna

Dëshira e fundit e dëshmorit

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Lufta kishte filluar. Shumë djem dhe vajza kishin veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare. Trimat e lirisë,
nga të gjitha trojet. Krah për krahu vëllai me vëllanë,motra me motrën. Vëllai me motrën.

Nga çdo vend itrojeve tona: edhe nga diaspora. Kishin ardhur nga anë ku frymonte shqipja e bukur. Ku bukës i thuhejbukë e ujit- ujë. Troç, shqip. Atë natë të muajit maj, kur lulet kundërmonin aromën e tyre të këndshme
maleve dhe fushave të vendlindjes sime, kur hëna po bëhej nuse, Ali Shkoza me shokët e tij në vijën e parëtë frontit po bënin luftë.

Dhe, kur hëna ikte pas bjeshkëve të Karadakut
e dielli po i lëshonte rrezet e tij tek vija e zjarrit, aty tek lëndinat pranë Kroit të Hallës, do të buzëqesh së bashku me rrezet e diellit dëshmori i lirisë, Ali Shkoza.
Do ta përqafoj i buzëqeshur lëndinën e bukur të
vendlindjes. Të atdheut të tij të lashtë.
Ai si trim shtrëngoi në grusht dheun e lagur me
gjakun e tij të derdhur.

Donte ti pastronte plagët me ujin e bardhë si dëbora e bjeshkëve të Karadakut Plak, që buronte nga zemra e gurit. Aty tek Kroi i Hallës.
Trimi vdes në krahët dhe në prehër të shokëve të tij të luftës. Ra dëshmor. Amaneti i tij i fundit ishte: Të varroset aty ku kishte dhënë frymën e fundit. Aty tek lëndina, mbushur me bar të njomë e me lule tërfoje.

Pikërisht, te ata lisa të gjatë pranë Gurit të Shpuar, ku barinjtë e vendlindjes mrizonin tufën e deleve. Tek vendlindja e bukur, ku ruante ende kujtimet më të bukura, ku kishte vrapuar e luajtur kur ishte fëmijë.

Tek atdheu i tij, ku la amanetin e fundit.
Trimi u varros te Kroi i Hallës, ku dielli lëshon rrezet e tij të arta, më bukur se gjithkund.