May 4, 2024
Kolumna

Propozoj që edukata të futet si lëndë mësimore në shkolla

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në kohën e fundit janë bërë shumë ndryshime nga Ministria e Arsimit . Çdo parti politike që ka ardhur në pushtet nëpërmjet qeverisë së , përkatsisht nga ministrat e ministrisë së lartpërmendur kanë bërë ndryshime në planprograme dhe ate që nga arsimi fillor deri tek arsimi i lartë.

Të gjitha ndryshimet që janë bërë aspak nuk kanë sjellur mësim cilësor, por të gjitha këto ndryshime kanë shkatrruar arsimin dhe sot nuk kemi mësim cilësor, sepse me të gjitha këto ndryshime janë bërë eksperimente në sferën e arsimit dhe koston e kanë paguar nxënësit dhe studentat. Në këtë shkrim nuk do të ndalem të shtjelloj këtë temë shumë të ndjeshme më gjerësisht edhe pse shumë herë kam shkruar.

Në këtë rast do ndalem ti them dy – tri fjali. Propozimi im është që nxënësit dhe studentat të shkarkohen nga disa lëndë që janë futur vetëm e vetëm për të punësuar ndonjë të afërm , përndryshe nuk ka nevojë aspak të mësohen këto lëndë,sepse nuk ia vlenë të ngarkohen nxënësit dhe studentat me lëndë të tilla.

Unë propozoj që disa lëndë që janë futur të mësohen në të gjitha nivelet shkollore, sepse nuk kanë asnjë vlerë. Në vend të këtyre lëndve do të kisha propozuar që nnga shkollat fillore, të mesme dhe të larta të futet lënda e Edukatës.

Kjo lëndë të jetë lënda kryesore në arsim, sepse sado që të ngritesh në nivelin e lartë arsimor nëse të mungon edukata, atëherë jo që nuk je i dobishëm, por je dëmshëm në çdo aspekt.