April 30, 2024
Maqedoni

Abazi: Të ndërtohet objekt administrativ i Komunës së Likovës edhe te “Bunari i Bejës”

Si këshilltar komunal në Komunën e Likovês, në seancën e fundit për vitin 2022, propozova qê te “Bunari i Bejës” të ndërtohet objekt administrativ i Komunës së Likovēs në shërbim të qytetarêve të kësaj komune.
Në këtë qendër ku edhe më parë ka qenë i vendosur objekti i Komunës, do të ishte shumë një lehtësim sidomos për qytetarët e fshatrave: Sllupçan, Opajë, Orizare (është qendër nê mes tê këtyre 3 fshatrave) si dhe për fshatrat Llojan e Vaksincë pasi në distancë janē larg nga fshatrat tjerë të Komunēs, por edhe pjesa tjetër e qytetarëve kalojnë nëpër rrugën kryesore drejt Kumanovës.

Propozova që në këtë objekt të vendosen disa sektore, ndërsa ato sektore që janë te Komuna, këtu të hapen zyre dhe e kundërta, sektoret që mund të vendosen këtu atje të hapen zyre.

Unë ka kohë që jam në konsultime me juristë të ndryshëm, arkitekt si dhe qytetarë të cilët e kanë përshëndetur idenē që do të ishte e mirëseardhur pasi do të jetê lehtësim për kryerjen e shërbimeve administrative duke mos e dëmtuar aspak komunën.

Poashtu kam qenē i interesuar qê të informohem më gjerësisht se si funksionojnë komunat tjera. P.sh. Komuna Kumanovës funksionon me 6- të objekte administrative.
E tërë kjo që të jetë më lehtë për qytetarët dhe në shërbim të tyre.

Ky propozim dhe kjo kërkesë duhet të vazhdojë por gjithnjë në konsultime me kryetarin e komunës, me këshilltarët komunal, me njerëz kompetent dhe me qytetarë nga Komuna e Likovës që sê bashku për të zgjedhur vendimin më të mirë për të gjithë ne si qytetarë nga kjo komunë.
Iljasa Abazi,
Keshilltar në Këshillin e Komunës së Likovës nga radhët e Alternativës