May 31, 2024
Maqedoni

Deputetja shqiptare nga Kroacia vizitoi UT-në

Deputetja a vetme shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermine Lekaj Përlaskaj, në kuadër të qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar sot Universitetin e Tetovës.
Perlaskaj me këtë rast ka realizuar një takim pune me dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Qebir Avziu.

“Temë e takimit ishte bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet universiteteve në Republikën e Kroacisë dhe universiteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi pas takimit deputetja Lekaj Përlaskaj.