April 28, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë gazetari Todor Pendarov

Pas një sëmundje të gjatë, sot ka ndërruar jetë gazetari Todor Pendarov.

Pendarov ishte analist politik, dhe rregullisht ishte i pranishëm në debatet televizive.

Todor Pendarov ka punuar edhe si këshilltar për marrëdhënie me publikun në Parlamentin e Maqedonisë në kohën e Lubisha Gjorgjievskit dhe më pas ka vazhduar me Trajko Veljanovskin dhe Talat Xhaferin.