Tetova mund të jetë në prag të një zhvillimi të ri në fushën e turizmit. Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
“Tetova dhe potenciali i saj turistik janë gati për një zhvillim të rëndësishëm”, ka shkruar Kasami, duke paralajmëruar se së shpejti do të bëhen të ditura më shumë detaje.
Megjithatë, deri më tani nuk janë zbuluar se për çfarë projekti apo nisme konkrete bëhet fjalë, çka e lë të hapur kureshtjen për atë që mund të prezantohet në ditët në vijim.
A bëhet fjalë për një investim të ri turistik, një projekt strategjik për promovimin e Tetovës apo për një iniciativë që synon të shfrytëzojë më shumë potencialin turistik të Malit Sharr dhe rajonit?

