June 17, 2024
Opinion

Çfarë fitoi komuna e Likovës nga lufta e vitit 2001?

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Pas përfundimit të luftës së vitit 2001 shqiptarët e komunës së Likovës nuk fituan asgjë nga kjo luftë e përgjakur ku luftëtarët e lirisë luftuan në shumë beteja dhe nuk e lanë këmbën e armikut të shkelë në këto vendbanime derisa me mjë marrveshje u ndërpre duke lënë të vrarë dëshmorë, invalidë që trimrisht dhe me krenari e derdhën gjakun për të pasur të drejtat e tyre të barabarta si pala maqedonase, por kjo nuk ndodhi. Shumë komandanta dhe kryekomandanta nuk arritën të bëjnë asgjë pos që u turrën në gjah për të zënë poste në pushtet, ndërsa ushtarët e UÇK- i harruan. Këta ishin aq të etshëm për pushtet që për një kohë të shkurtër morën poste të larta në pushtet. Filluan të shetitete me mercedesa me ngjyrë të zezë dhe vozitësa e truproje. E ku mbetën luftëtarë e vërtetë që në shumë beteja ranë dëshmorë, ca të tjerë mbetën invalidë duke i lënë gjymtyrët e tyre nëpër fusha e male.
Këta ca ” komandanta” i morën familjarët e tyre, shoktët e tyre dhe i punësuanekë ushtarëve për një vend pune dhe ata i dijmë me emra dhe mbiemra. Disa u u morën me biznese duke e vjedhur pasurinë e shtetit dhe popullit të mjerë e të përgjakur. lAta që derdhën gjak sot e kjësaj dite mbetën pa punë. Këta pushtetarë që na udhëheqën për 20 vite e më tepër sot kanë bërë shtëpia luksoze, blenë bannesa e vila luksoze në vendin tonë edhe ate nëpër kryeqaendra të Maedonisë së Veriut dhe shumica blenë në bregdete nëpër vende të ndryshme jashta vendit tonë.

Tani ndalemi te fshatrat e komunës së Likovës të cilat ishin granatuar me rrebeshe granatash, vranë edhe fëmijë. Shkatrruan edhe xhjamitë, shtëpitë etj. Të gjitha këto i ndërtuan banorët pa asnjë kompenzim nga shteti maqedonë që i granatoioi. Po çfarë ndodhi brenda këtyre 20 viteve pushtetarët shqiptarë.Mbetën pa shtëpi,rrugë të shkatrrruara, shkolla të shkatrruara, kafshë të vrara etj.
Sot në komunën e Likovës që dha gjithëçka për barbarësi dhe liri duke derdhur gjakun e njomë shumë ushtarë, por edhe popullata civile. Mos u ndërtuan spitale, u ndërtuan fabrika, u ndërtuan shtëpi kulture e gjithëçka tjetër?” Jo, jo komua e Likovës mbet me plagë të cilat akoma nuk i ka shëruar. Nga kjo luftë fituan profiterat, Nuk bërën asgjë pos që e ndanë Kumanovën nga Likova. Komuna e Kumanovës ia mori të gjitha fabrikat dhe objektet institucionale, ndërsa komuna e Liikovës mbet e rrënuar dhe e pëlrgjakur.

Nuk ndërtuan asgjë në këtë komunë. Bërën ate më të keqën. Komunovën e lanë me 25 përqind popullatë shqiptare sipas marrveshjes së Ohrit që në komunën Kumanovës nuk munden shqiptarët shqiptarët të deputet, dhe kryetar komune etj. Këtë e bërën disa shqipfolësa të cilët donin të bëhen kryetar komune në Likovë. Nuk iu interesojë aspak për këtë popull Më në fund e realizuan edhe ate që rinia shqiptare të ik nga kjo komunë dhe për të shkuar në kurbet pr vete dhe familjet e tyre. Për këtë pjesë të këtij artikulli jemi dëshmitarë të shetisim komunjën e Likovës pa infrastrukturë. Akoma pa ujësjellës. Likova pranë ujit e pa ujë, Kumanova nga Likova me ujë. Pra çfarë fituam ne si komunë që bërëm luftë që mos të i numërojë edhe shumë e shumë gjëra tjera. Komunën me fshatrat e saj të përgjakur e lanë kështu në mjerim dhe me plagë, e lanë pushtetarët që vrapuan pas posteve dhe për të u bërë pasuri për vete dhe familjet e tyre. Nëse nuk i besoni këtij shkrimi tim , urdhëroni dhe dilni e vizitojeni dhe vërtetohuni.