May 19, 2024
Opinion

Ku na çojnë kundërthënjet e divirgjencat që kanë kapluar shoqërinë shqiptare?

Shkruan: Etem Xheladini, Kumanovë

Duke u nisur nga detyrimet që janë obligime për çdo popull e komb në këte jetë, si dhe duke u nisur nga parimi si: “S’KA FE PA ATDHE”.
Njeriu ka një nënë, ka një babë, ka një Zot dhe një Vatan që i detyrohet jeta për ti njohur.
Pa vatan të lirë nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri dhe as Parajsë-xhenet”.
Liria e vatanit nuk fitohet me parti e tavafe, me të pa aftë e me të shitur të veshur si shqipëtarë.
Këto ishin parimi dhe amaneti e të parëve tanë (Mulla Idriz Gjilanit).
Në edukimin sipas parimeve fetare, nisur nga disa parime Kur’anore dhe hadithore që përcaktonin vlerat e arsimit, të kulturës dhe edukatës:”, ku thuhet pa shkollim, nuk ka as fe të mirëfilltë dhe nxanësit tanë nuk duhet të mësojn vetëm leximin e Kur’anit, por edhe për njohjen e mjeshtërisë së shkrimit.
Ata duhet t’i nisim në rrugën për ta njohur islamin dhe jo për ta prezantuar si dicka statike.
“S’ka fe pa atdhe” ,” të ndihmojmë njëri -tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër”.
Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet kurrë, nuk mund të ushtrohet.
Lexoni veprat e të diturve dhe të urtëve, për t’u bindur sa e kuptueshme është feja islame, kur spjegohet drejtë”.
Gjatë periudhës 1937-1941 teologët, si dhe bashk-ligjërues si Mulla Idrizi zhvilloninë një veprimtari të madhe në fushën e edukimit fetar me frymën atdhetare.
Hapën mejtepin e Pidiçit për mësimin e djemëve dhe vajzave, organizoi ilegalisht mësimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë “Atik”, ushqenin mirëkuptimin dhe bashkpunimin vllazëror me bazë kombëtare shqipëtare në popullsin myslimane e katolike të zonës së Kardakut.
Si rilindas i kohës më të re, Mulla Idrizi ishte kundër shpërnguljes së shqipëtarëve. Në funksionin e kësaj bindjeje atdhetare dhe humane ai programonte në xhami, në oda, në kuvende deri edhe në ceremonitë e vdekjes, në formë kushtrimi ai thërriste:”Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk duhet e nuk guxojm të heqim dorë prej tyre t’i lëmë të shkreta për t’i lëvruar nacionalistat sllavë. Jo vetëm në Turqi,por as në Shqipëri nuk bën të shkojm.
Zoti na ka bërë përgjegjës pēr vatanin dhe kombin”.
Parija e kohës printe në aksionet për ndërtimin e urave,rrugëve dhe sidomos të mirëmbajtjeve të varrezave, të cilat i shihninë si mjete dēshmuese të bashkimit të popullsisë shqipëtare.
Tani është momenti i fundit që shqiptarët kudo që janë e jetojnë, ku do që veprojnë, pa marrë parasyshë se cillit subjekt politik i takojnë, cilën fe kanë zgjedhur, të kenë një projektë të përbashkët kombëtar, të punojnë për bashkim kombëtar duke i lënë anash kapricat personale, duke i kontribuar se cili nga kandi ku vepron në mënyrë që mos të na zbrazen trojet shqiptare, që përherë e kanë dëshiruar armiqët tanë shekullor.