June 17, 2024
Maqedoni

Për vetëm 12 orë. Në Tabanoc kanë hyrë e dalë mbi 18 mijë udhëtarë, në Bogorodicë 16 mijë

Është e dukshme lëvizja e automjeteve në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Këtë mëngjes edhe në incizimet e video-kamerave të Ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore” mund të vëreheshin kolona të automjeteve që presin në pikat kufitare. Nga MPB informojnë se në periudhën nga ora 10 mbrëmë deri sot në mëngjes në orën 10 në PK Bogorodica për hyrje në Maqedoni janë paraqitur 3 444 udhëtarë, ndërsa për dalje 12 394. Në të njëjtën periudhë në pikën kufitare Tabanoc kanë hyrë gjithsej 8 173 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 10 049. Kaosi në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë është i zakonshëm gjatë fundjavës dhe festave. Kaos pritet edhe të dielën në mbrëmje.