May 9, 2024
Maqedoni

Albright falenderon Shqipërinë, Kanadanë, Kosovën dhr Maqedoninë për pranimin e refugjatëve afganë

Madaleine Albright, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, i ka shprehur mirënjohjen Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganë të rrezikuar nga talebanët.

Albright ka bërë thirrje që të gjithë të përqëndrohen tek shpëtimi i jetëve në Afganistan.

Ajo shpreson që shembullin e Shqipërisë ta ndjekin dhe vende të tjera siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

STATUSI NGA MADALEINE ALBRIGHT

Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin.