May 15, 2024
Rajon - Botë

Breshër i madh në Itali, thyhen xhamat e qindra veturave në autostradë

Moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali të hënën.
Në pak minuta, breshri ka thyer xhamat e qindra makinave.
Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer.

Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmi është kolosal.