April 28, 2024
Rajon - Botë

Sot Dita Botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin

Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre. Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.