May 4, 2024
Maqedoni

Aksidentohet një furgon me një veturë në ora 4 të mengjesit

Mëngjesin e së martës rreth orës 04:00 në afërsi të punktit pagesor të autostradës Gostivar – Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, njofton Flaka

Në aksident janë përfshi një furgon dhe një veturë. Nga pamjet e siguruara nga Redaksia Flaka shihen vetura dhe furgoni të dëmtuar plotësisht në pjesën përpara.

Në vendngjarje doli ekipi i Policisë, autoambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve.

Zyrtarisht ende nuk kemi informacion rreth pasojave që shkaktoi aksidenti. Brenda kohës do të informoheni rreth bilansit nga kjo ngjarje e rëndë në komunikacion. Redaksia FLAKA