May 18, 2024
Kosovë

BQK-ja në komision: Guvernatori raportoi pse shkoi në Bruksel

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, foli në Komisionin për Buxhet lidhur me Rregulloren e re për Operacione me Para të Gatshme dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Norma që nga 1 shkurti hyri në fuqi, mysafiri tha se qe e domosdoshme. Deputeti Pal Lekaj nga AAK deshi të dijë se si u bë që BQK-ja ta prezantojë vendin në Bruksel muajin e shkuar. Shpjegimi qe se atje u bënë bisedime teknike e jo politike.

Avdullah Hoti, deputeti i LDK-së këmbëngulte se pos qeverisë e cila ia përcolli BQK-së ftesën e Brukselit, askush tjetër s`mund të dialogoj. Kjo çoi edhe në përplasje.

Guvernatori insistonte se nuk e dinte se do takonte dikë nga Ministria e Financave nga Serbia. Për këtë dhe moshartimin e raportit për institucionet kosovare, pati kritika edhe Ferat Shala nga PDK-ja.

Brukselit siç njoftoi Ismaili iu bë e ditur se kjo rregullore nuk është kundër dinarit, teksa për udhëtimin atje e kanë marrë miratimin edhe të faktorit ndërkombëtar.