May 15, 2024
Kolumna

Ndarja e nxënësve sipas kritereve dhe vlerave ose sipas dëshirës

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në mbarim të çdo vitit shkollor duhet të bëhet edhe ndarja e nxënësve në paralele. Kjo më së tepërmi ndodhë tek nxënësit e shkollave fillore edhe ate të ciklit të ulët. Një gjë e këtillë ndodhë me nxënësit e klasve të para aty ku një arsimtar i merr nxënësit në paralelen e tij që nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Po e njëjta gjë bëhet edhe tek ato shkolla që pas kryerjes së klasës së parë ku i ka mësuar një arsimtar ose arsimtare e ndrrojnë arsmtarin pas kryerjes së klasës parë, pra kur të fillojnë klasën e dytë. Kjo zakonisht duhet të bëhet pas përfundimit të vitit shkollor e jo në fillim të vitit shkollor siç ndodhë në disa shkolla. Ndarja e nxënësve në paralele bëhet sipas kritereve dhe vlerave e jo sipas dëshirave të dikujt. Pedagogu, pedagogëja e shkollës ose komisioni duhet të i ndajnë nxënësit sipas kritereve dhe dhe vlerave dhe ate në mënyrë proporcionale duke mos iu larguar kritereve dhe vlerave. Ata/ ato që bëjnë ndarjen e nxënësve duhet të bazohen , pra në disa vlera që nuk guxojnë të anashkalohen për hatër të dikujt.Nëse marrim si shembull nxënësit që kanë kryer klasën e parë ose klasën e dytë dhe tani duhen të shkojnë në klasë të tek arsimtaret apo arsimtarët tjerë deri në klasën e pestë sipas meje duhet të ndahen në këtë mënyrë. Nëse janë gjithsej 50 nxënës dhe duhet të ndahen në katër ( 4) paralele duhet të ndahen në këtë mënyrë. Dy klasë do të kenë nga 12 nxënës, ndërsa dy klasë tjera do të kenë nga 13 nxënës. Po e përsërisë edhe njëherë se kemi raste kur në mënyrë flagrante shkilen kriteret dhe vlerat nga disave që duhet të japin llogari për shkeljen e kritereve dhe vlerave për hatër të dikujt.