May 17, 2024
Maqedoni

Aggeler: Korrupsioni mbetet sfida më e madhe në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler në intervistën e saj për Kanal 5 u shpreh se korrupsioni vazhdon të jetë sfida më e madhe e Maqedonisë së Veriut.

“Sfidë ka qenë edhe më parë. Ka problem sistematik që nga pavarësia para 31 viteve dhe për këtë arsye nuk mund të akuzojmë vetëm Qeverinë apo ndonjë institucion tjetër”, u shpreh Aggeler, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, përgjegjësia është mbi gjyqësinë dhe çdo qeveri dhe se korrupsioni nuk ndodh vetvetiu.

“Nuk mund të jem vetëm unë e korruptuar. Është prodhim i individëve, i qytetarëve dhe personave zyrtar. Shpresoj të kemi ndryshime”, u shpreh Aggeler.

Ajo shtoi se procesi euro integrues i adreson pikërisht këto çështje dhe kjo do të ndihmojë vendin në këtë aspekt.