May 17, 2024
Rajon - Botë

Mali i Zi goditet nga tërmeti, ndihet edhe në Kosovë e Maqedoni

Një tërmet është ndier në pjesë të Kosovës pak pas orës 4 të mëngjesit.

Sipas Qendrës Evropiane për Sezmiologji, epiqendra e tërmetit ka qenë 28 kilometra larg Nikshiqit të Malit të Zi. Kjo zonë është goditur nga tërmeti prej 5.5 shkallësh.

Ky tërmet është ndier në një pjesë të madhe të Kosovës.

Edhe gjatë së mërkurës pati lëkundje të tokës.