May 10, 2024
Maqedoni

Bora ka bllokuar disa fshatra të Shkupit

Bora ka bllokuar disa fshatra të komunës së Studeniçanit të Shkupit.

Banorët e fshatit Maja e Zezë të komunës së Studeniçanit kanë dërguar disa ankesa deri tek TV21 se rregu është bllokuar dhe nuk mund të kalojnë. Siç potencojnë ata bora ka arritur deri 1 metër.

Ndryshe për TV21 kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku u shpreh se ka filluar pastrimi i rrugëve.

“Pastrimi i rrugëve ka filluar, kemi lëshuar makinerin e nevojshme dhe shumë shpejtë do të arrihet edhe në fshatin Maja e Zezë”, tha Sadiku për TV21.