May 22, 2024
Maqedoni

Shkupjani gjen një raketahedhës “Zolja” në tavanin e shtëpisë, nuk e din si ka arritur aty

Më 15.12.2023 në ora 20:00 në SPB Shkup, R.D. nga Shkupi ka denoncuar se në tavanin e shtëpisë së tij në zonën e komunës Shuto Orizare ka gjetur një raketahedhës dore të llojit “Zolja RBR 64mm”, shkruan Lideri.mk.

“Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin, dhe raketahedhësi i dorës është marrë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftoi policia./Lideri