May 14, 2024
Maqedoni

Shkrimtarët e shoqatës “OENEUM” bënë homazhe te Kompelski Memorial i Jasaharajve në Prekaz (Foto)

Delgacioni i Shoqatës së shkrimtarëve OENEUM/TETOVË, sot bëri një vizitë në Kompleksin Memorial ADEM JASHAR në Prekaz. Delegacioni i udhëhequr nga DAIM ILAZI, Kryetar, Adem Abdullahu nën kryetar, Ejup Ajdini dhe Rami Kamberi anëtarë kryesie, së pari vënduan kunorë lule të freskëta para bustit të Kolosit të Kombit, heroit legjendar Adem JASHARI, i cili ndriçonte si Fanar në detin e trazuar, transmeton Lideri.mk.

“Pastaj delegacioni vizitoi e u bëri homazh 56 varreve te familjes amblematike JASHARI, të cilët luftuan si luana me eskadronët barbar serb,dhe që do të ngelin çdo herë inspirim dhe paradigmë për gjeneratat e reja se si duhet me zemër Kombi e si sakrifikohet e mbrohet me jetë liria e Kosovës. LAVDI, martirëve të Kosovës..!”, thuhet në njoftimin e shoqatës “OENEUM”./Lideri.mk

Foto: https://www.facebook.com/share/p/oaAQiusJC4Se7MJu/?mibextid=I6gGtw