Shqiptarja nga Kosova përfundoi me sukses studimet e doktoratës në Universitetin Kombëtar të Komisionit të Edukimit në Krakov, duke shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e logopedisë.

Ky sukses përfaqëson një arritje të madhe personale dhe shkencore për #Blerta_Krasniqin, por njëkohësisht është edhe një moment krenarie për komunitetin shqiptar, duke dëshmuar potencialin, përkushtimin dhe profesionalizmin e të rinjve tanë në institucionet prestigjioze ndërkombëtare.

Arritje të tilla janë dëshmi e punës së palodhur dhe e vlerave që shqiptarët përfaqësojnë në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit akademik, duke lënë gjurmë pozitive kudo që veprojnë.

Mbrojtja e doktoraturës në një nga universitetet e njohura të Polonisë shënon një etapë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të Dr. Blerta Krasniqit dhe hap mundësi të reja për angazhime të mëtejshme në fushën shkencore dhe akademike./Albinfo.ch

sqShqip